Ditën e sotme presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Zelensky me anë të një postimi shprehet se ka njoftuar Ramën mbi situatën në front dhe diplomaci. Ai thotë se kanë diskutuar edhe për përfundimin e luftës.
“Pata një bisedë të mirë me Kryeministrin e Shqipërisë, @ediramaal. E informova shkurtimisht mbi situatën në front dhe në diplomaci. Po punojmë me të gjithë partnerët tanë për të përfunduar këtë luftë dhe për të ndalur vrasjet sa më shpejt të jetë e mundur.
Diskutuam përgatitjet për takimet në forume ndërkombëtare të rëndësishme. Këto do të jenë formate të veçanta angazhimi me partnerët tanë. Do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur popullin tonë.
Faleminderit, Edi, faleminderit Shqipëri, për mbështetjen tuaj të palëkundur për Ukrainën.”, shprehet Zelensky.