Instituti Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka ndërhyrë këtë të premte në zonën e Rradhimës për prishjen e një objekti pa dokumentacion të rregullt.
Ky veprim bën pjesë në kuadër të aksionit të përgjithshëm për lirimin e hapësirave publike dhe shembjen e ndërtimeve të paligjshme në zonat bregdetare.
Autoritetet vijojnë kontrollet dhe ndërhyrjet në disa zona të tjera për të garantuar respektimin e ligjit dhe rregullave të ndërtimit.









