Forcat e Armatosura Greke kanë hedhur sot në zona të veçanta të ndihmës humanitare prej 8.5 ton ushqimesh, në Rripin e Gazës.
Operacioni u përfundua me pjesëmarrjen e dy avionëve transportues (C-130H dhe C-27J) të Forcave Ajrore Helene (HAF) me personelin e tyre përkatës, si dhe personelin nga Komanda e Luftës Speciale (SWCC).
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar në rrjetin e tij social se do të vazhdojë që të ndihmojë njerëzit që po vuajnë nga kequshqyerja.
“Greqia do të vazhdojë të ndërmarrë iniciativa për ndërprerjen e menjëhershme të konfliktit të armatosur, lirimin e pengjeve dhe rrjedhën e papenguar të ndihmës humanitare në Gaza. Është detyrë e të gjithëve ne të ndalojmë menjëherë vuajtjet njerëzore”, ka shprehur Mitsotakis.