Një vatër zjarri është shënuar sot në hapësirën mes fshatrave Picar dhe Humelicë, në Njësinë Administrative Cepo të Gjirokastrës.
Për shkak të erës, flakët u drejtuan drejt zonave të banuara, duke rritur rrezikun për banorët.
Falë ndërhyrjes në kohë të efektivëve të repartit zjarrfikës të Gjirokastrës, u bë e mundur neutralizimi dhe shuarja e plotë e zjarrit, duke shmangur përhapjen e tij.
Shkaku i zjarrit mbetet ende i paqartë, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.