-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Samiti SHBA-Rusi/ BE: Paqja mund të arrihet vetëm me Ukrainën në tryezë

Kryesoret

Takimi mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut rus është njoftuar se do të mbahet më 15 gusht në Alaska. Liderët europianë të cilët janë shprehur pro paqes kanë bërë thirrje që BE dhe Ukraina të jetë e pranishme në takim.

BE është shprehur se mbështet negociatat e paqes për t’i dhënë fund luftës ruse në Ukrainë. Gjithashtu nënvizon se në tryezën e bisedimeve duhet të jetë e pranishme dhe Ukraina ku mund të marrë vendime të pavarura e sovrane.

“BE-ja vazhdon të mbështesë negociatat e paqes për t’i dhënë fund luftës së agresionit të Rusisë, me Ukrainën në tryezë dhe në të cilat Ukraina mund të marrë vendime të pavarura dhe sovrane, të cilat BE-ja do t’i mbështesë”, tha një zëdhënës i Komisionit Evropian për ANSA-n.

Ndërkohë Franca, Gjermania dhe Britania kërkojnë që çdo lëshim territorial nga Kievi të shoqërohet me garanci të palëkundura sigurie, përfshirë pranimin përfundimtar të Ukrainës në NATO.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit