Një zjarr i madh ka shpërthyer në Parkun Kombëtar të Vezuvit në rajonin perëndimor të Kampanjës në Itali.
Në ndihmë për shuarjen e flakëve kanë shkuar gjashtë Canadair të flotës ajrore kombëtare që vijnë nga rajone të ndryshme. Gjithashtu kanë shkuar edhe burimet ajrore nga flota rajonale.
Departamenti Kombëtar i Mbrojtjes Civile po dërgon gjithashtu një ekip mbështetës në qendrën e koordinimit Terzigno dhe po ofron mbështetje ajrore.