-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tiranë/ Zbardhet plagosja, tre të arrestuar dhe një në kërkim

Kryesoret

Ngjarja e ndodhur mbrëmjen e 8 gushtit në zonën e “Treshit” në Tiranë, ku një 27-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri, është zbardhur nga policia.

Në lidhje me këtë ngjarje janë identifikuar katër persona, tre prej të cilëve janë arrestuar, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Sipas njoftimit zyrtar, dy prej të arrestuarve, një 47-vjeçar dhe një 42-vjeçar, përballen me akuzën e “vrasjes me dashje, kryer në bashkëpunim”.

Personi i tretë u ndalua për “moskallëzim krimi”.

Nga hetimet paraprake rezulton se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.

Përveç të plagosurit, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën, është dëmtuar lehtë edhe një tjetër 42-vjeçar që e shoqëronte atë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit