Kremlini ka konfirmuar se më 15 gusht do të zhvillohet një takim mes Vladimir Putinit dhe Donald Trump në Alaska.
Sipas zyrtarëve rusë, takimi do të përqendrohet në gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme për luftën në Ukrainë, por gjithashtu do të diskutohen edhe projekte ekonomike në zonën e Arktikut.
Këshilltari i Putinit, Yuri Ushakov, theksoi se ekzistojnë interesa të përbashkëta mes dy vendeve, ndërsa Rusia ka ftuar Trump që të vizitojë më pas edhe Moskën.
Samiti po ndiqet me vëmendje ndërkombëtare, për shkak të ndikimit që mund të ketë në konfliktin ruso-ukrainas.