Administrata Trump ka hapur një hetim të plotë ndaj Universitetit të Harvardit lidhur me programet kërkimore që financohen nga shteti dhe menaxhimin e patentave të tyre.
Në një letër drejtuar presidentit të Harvardit, Alan Garber, sekretari i Tregtisë, Howard Lutnick, akuzon institucionin për shkelje të detyrimeve ligjore dhe kontraktuale.
Lutnick njofton nisjen e procesit “march-in” sipas Ligjit federal Bayh-Dole, që i jep qeverisë të drejtën të marrë kontrollin mbi patentat ose të japë licenca për to, nëse institucionet nuk i shfrytëzojnë si duhet.
Ai thekson rëndësinë e përdorimit të pronës intelektuale të krijuar me fonde federale në dobi të qytetarëve amerikanë, duke vlerësuar gjithashtu kontributin shkencor të Harvardit.