-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Armëpushimi në Ukrainë, Kallas: SHBA ka fuqinë të detyrojë Rusinë që të negociojë seriozisht

Kryesoret

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas deklaroi se SHBA ka fuqinë për të detyruar Rusinë të ulet seriozisht në tryezën e bisedimeve, lidhur me një armëpushim në Ukrainë.

Kallas në një deklaratë për mediat u shpreh çdo marrëveshje mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë për përfundimin e luftës në Ukrainë duhet të përfshijë detyrimisht edhe Ukrainën dhe Bashkimin Evropian.

“SHBA-të kanë fuqinë ta detyrojnë Rusinë të negociojë seriozisht. Çdo marrëveshje midis SHBA-së dhe Rusisë duhet të përfshijë Ukrainën dhe BE-në, sepse është çështje e sigurisë së Ukrainës dhe të gjithë Evropës”, tha Kallas përmes një deklarate dërguar me email.

Ajo tha edhe se të gjitha territoret e pushtuara përkohësisht i përkasin Ukrainës.

“Një marrëveshje nuk duhet të shërbejë si trampolinë për agresion të mëtejshëm rus kundër Ukrainës, aleancës transatlantike dhe Evropës”, shtoi ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit