Më 11 gusht, në orën 12:00, përpara godinës së Focus Media Group, gazetarë, aktivistë dhe qytetarë do të dalin në protestë për të mbrojtur një nga të drejtat më themelore në një shoqëri demokratike: lirinë e medias.
Fikja e sinjalit të News24 dhe rrethimi me forca policie i redaksive të News24, Gazeta Panorama, Gazeta Shqiptare dhe BalkanWeb nuk është thjesht një konflikt institucional apo biznesor është një akt i rëndë, që prek drejtpërdrejt të drejtën tonë për t’u informuar dhe lirinë e çdo gazetari për të bërë punën e tij pa frikë.









