Mbrëmjen e sotme një vatër zjarri është regjistruar në afërsi të fshatit Sojnik, Njësia Administrative Kukur, pjesë e Bashkisë Gramsh.
Zjarri ka përfshirë një masiv pyjor të dendur, duke e bërë ndërhyrjen nga toka pothuajse të pamundur për shkak të terrenit të vështirë dhe mungesës së aksesit rrugor.
Ndërsa strukturat vendore u kanë bërë thirrje banorëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin qëndrimin pranë zonave të rrezikuara.