-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryetari i LDK-së në Gjilan reagon pas vrasjes së trefishtë: Qytet i paqes është shndërruar në të kronikës së zezë

Kryesoret

Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Lutfi Haziri ka reaguar pas vrasjes së trefishtë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Haziri u ka shprehur ngushëllimet familjeve të viktimave dhe i ka uruar shërim të shpejtë të plagosurit. Ai dënon këtë akt të rëndë, si dhe kërkon nga organet kompetente zbardhjen e rasteve deri në fund.

“Prej epitetit qytet i paqes dhe i respektit, Gjilani është shndërruar në qytet të dhimbjes së madhe e kronikës së zezë
Brenda dy ditësh Gjilani u trondit nga dy ngjarje të rënda, dhuna grupore ndaj një të miture dhe vrasja e sotme e trefishtë me një të plagosur, sipas raportimeve, duhet të jetë alarm për të gjithë.
I denojmë këto akte dhe kërkojmë nga organet kompetente zbardhjen e këtyre rasteve deri në fund.
Është e dhimbshme që prej epitetit qytet i paqes e i respektit dhe qytetit pa asnjë vrasje, në vitet e fundit Gjilani është shndërruar në qytet të dhimbjes së madhe e kronikës së zezë. Kjo është e papranueshme dhe e patolerueshme.
I shprehim ngushëllimet më të thella familjeve të personave të vrarë sot, ndërsa përsonit të plagosur i urojmë shërim të shpejt!”, shkruan Haziri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit