Situata në Poliçan është alarmante, pasi ka rënë zjarri për herë të dytë pranë Uzinës së Armëve në Poliçan. Zjarri po përparon drejt qytetit dhe është pushtuar në tym e flakë.
Gjithashtu janë evakuuar të moshuarit në azilin e pleqve, si dhe po evakuohen banorët e Plirezës. Kryebashkiaku Adriatik Zotkaj kërkon ndihmë nga institucionet shtetërore.
Zjarri po përparon edhe drejt fshatit Mbrakull.
Zjarr pranë Uzinës së Armëve në Poliçan, në ndihmë edhe ushtria









