-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Nuk është sulm ndaj biznesit, por lirimi i hapësirave publike

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka reaguar publikisht në lidhje me aksionin për lirimin e hapësirave publike, duke theksuar se qëllimi nuk është penalizimi i sipërmarrësve, por vendosja e rregullit dhe kufijve të qartë për përdorimin e trotuareve dhe zonave të përbashkëta.

Në një transmetim live në Facebook, Rama sqaroi se veprimet e fundit nuk janë sulm ndaj njësive tregtare, por pjesë e një procesi më të gjerë për urbanizimin dhe modernizimin e hapësirave publike.

“Bëhet fjalë për ndërtime të cmontueshme dhe ka mirëkuptim të madh dhe po i cmontojnë. Ka edhe raste kur kjo nuk ndodh. Ky nuk është sulm ndaj aktivitetit sipërmarrës, po përgatisim një rregullore kombëtare që do të vendosdë qartë kufijtë dhe do të japë qartë hapësirat e lirisë për. Do të ketë të gjithë hapësirën edhe për njësitë tregtare por pa kaëpërcyer kufirin që është i komunitetit. Në fund kam edhe elementin e teknologjisë. Shqipëria ka bërë progress të jashtëzakonshëm dhe para pak ditësh, një nga institutet më prestigjioze në botë të qeverisjes, të matjes së parametrave të qeverisjes, e përcaktoi Shqipërinë si një nga yjet në ngjitje të hapësirës evropiane së bashku me 4 vende të tjera për reformat dhe transformimin. Shqipëria është dicka krejt tjetër, e tregojnë shumë gjëra. Teknologjia do të na ndihmojë në këtë fazë, që sic kemi kaluar te faza ku të gjithë ngrini llaç e ngrinin mure, kalojmë te faza që s’do të ketë më. Teknologjia do të na çlirojë nga ky fenomen duke e reduktuar në maksimum.”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit