Sot rreth orës 12:32, në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan ndodhi një ngjarje e rëndë me të shtëna me armë zjarri. Si pasojë, dy persona humbën jetën, ndërsa dy të tjerë u plagosën.
Policia njofton se dyshohet për një person mashkull nga Kosova, i njohur prej tyre, i cili është në arrati. Forcat e rendit janë duke e kërkuar atë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, tha se dy të plagosurit janë dërguar në Qendrën Emergjente për trajtim, ndërsa njësitë hetimore dhe prokuroria po punojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe motiveve të saj.









