-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tragjedi/ Humbin jetën dy boksierë japonezë pas dueleve në të njëjtin event sportiv

Kryesoret

Dy boksierë japonezë humbën jetën si pasojë e dëmtimeve cerebrale të pësuara gjatë ndeshjeve të tyre.

Tragjedia ndodhi gjatë eventit sportiv të Korakuen Hall të Tokios, më 2 gusht. Viktimat janë Shigetoshi Kotari dhe Hiromasa Urakawa, të dy 28-vjeçarë.

Menjëherë pas ndeshjes ata u dërguan në spital dhe iu nënshtruan ndërhyrjeve kirurgjikale, por nuk mbijetuan.

Sipas Tsuyoshi Yasukochi, sekretarit të Përgjithshëm të Komisionit Japonez të Boksit, kjo është hera e parë në histori që dy boksierë operohen për hematoma në tru pasi morën pjesë në të njëjtin event. Gjithashtu edhe rivali i Kotarit, Yamato Hata ka pësuar të njëjtin dëmtim dhe ndodhet në koma. Mjekët nuk japin asnjë garanci për jetën e tij.

Komisioni njoftoi se të gjitha ndeshjet e Federatës së Boksit Oriental dhe Paqësorit do të shkurtohen në dhjetë raunde, nga 12.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit