Ditën e sotme një vrajse e trefishtë ka ndodhur në rrugën “Ibrahim Rrugova” në Gjilan. Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim të dysguarin Mefail Shkodra. Ai rezulton se ka qenë i dënuar edhe më herët për fajde.
Në profilin e tij në “Instagram”, Shkodra ka ndarë foto me makina si “Range Rover” dhe “BMW X 5”.
Gjithashtu në postime, Shkodra ka dalë edhe krah politikanëve të lartë në Kosovë, përfshirë presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, ministrin e Brendshëm Xhelal Sveçla, kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama apo kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Në qershor të vitit të kaluar, Mefail Shodra u arrestua bashkë me të birin, nën dyshime se jepte para me fajde dhe më pas kërcënonte e shantazhonte viktimat. Pas katër muajsh paraburgim, ai u lirua në tetor 2024.
Vrasja e trefishtë në Gjilan, policia shpall në kërkim të dyshuarin