Ditën e sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjilan ku humën jetën tre persona dhe një tjetër ka mbetur i plagosur. Policia e Kosovës shpalli në kërkim të dyshuarin, Mefail Shkora, i cili më herët ishte dënuar për fajde.
Gjithashtu policia e Kosovës njofton se janë shpallur në kërkim edhe dy djemtë e Mefail Shkodrës, Edonis e Engjull, edhe këta të dyshuar për vrasjen e trefishtë.
Policia ka publikuar fotografitë e të dyshuarve dhe kërkon nga qytetarët që, në rast se kanë ndonjë informacion lidhur me vendndodhjen e tij, të lajmërojnë autoritetet menjëherë.
“Lajmroni Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim.