Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar pas vrasjes së trefishtë që ndodhi të dielën në Gjilan. Krasniqi me anë të një postimi në rrjetin e tij social e ka cilësuar ngjarjen si një alarm serioz për rritjen e pasigurisë dhe kriminalitetit në vend.
Gjithashtu u ka bërë thirrje institucioneve që të veprojnë me shpejtësi për të sjellë autorët para drejtësisë dhe për të rikthyer besimin e qytetarëve në sigurinë publike.
“Ngjarja tragjike e sotme në Gjilan, ku u vranë tre persona, është një dhembje e madhe për të gjithë.
Ky është një tjetër alarm për pasigurinë, kriminalitetin dhe fenomenet negative që po rriten vitet e fundit në Kosovë.
Institucionet duhet të veprojnë shpejt për t’i sjell akterët para drejtësisë, por edhe për të rikthyer sigurinë dhe besimin e qytetarëve.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave!”, shkruan Krasniqi.