Detaje të reja kanë dal nga vrasja e trefishtë që ndodhi sot në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan. Dy nga viktimat dyshohet se janë babë e bir. Gjithashtu ka humbur jetën edhe një nga personat që mbeti i plagosur. Ndërsa i plagosuri tjetër ndodhet në spital.
Gjithashtu policia e Kosovës po punon për arrestimin e të dyshuarit, si dhe ka kërkuar ndihmë nga qytetarët që të lajmërojnë nëse e shikojnë atë.
Ndërkohë policia e Kosovës, njësitet e hetimeve rajonale në bashkëpunim me prokurorin e shtetit po hetojnë rrethanat e këtij rasti të rëndë.
Vrasja e trefishtë në Gjilan, policia shpall në kërkim të dyshuarin