Mesditën e sotme të shtëna me armë janë regjistruar në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan.
Dy persona kanë humbur jetën në vend, gjithashtu edhe i tretë që ishte i plagosur ka ndërruar jetë. Ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.
Ndërkohë autori i dyshuar është në arrati dhe policia po vijon punën për arrestimin e tij. Në vendin e ngjarjes janë parë forca të shumta policore dhe ekipe forenzike.
Autoritetet kanë bllokuar zonën për disa orë, ndërsa Prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e motivit të krimit.
Të shtëna me armë zjarri në Gjilan, 2 të vdekur dhe 2 të plagosur