Një aksident tragjik me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Hamallaj të Durrësit. Rreth orës 09:50, një automjet i drejtuar nga 57-vjeçari M.I., përplasi këmbësorin 70-vjeçar Gj.B.
I plagosuri u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra. Drejtuesi i mjetit u shoqërua në polici për veprimet e nevojshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Policia apelon për kujdes në rrugë dhe premton vijimin e hetimeve.









