Mbrëmjen e sotme një aksident ka ndodhur në fshatin Fshat në Klos. Aksidenti ka ndodhur brenda në tunel ku janë përplasur me njëri-tjetrin tre automjete me drejtues L.R., K.A., dhe I.Z.
Si pasojë e përplasjes së automjeteve, ka mbetur i dëmtuar K.A së bashku me motrën e tij, Ata janë transportuar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.