-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balluku inspekton punimet në aksin rrugor Berat–Ballaban: Pritet të përfundoj brenda vitit

Kryesoret

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, së bashku me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro kanë inspektuar kantierin e aksit rrugor Berat–Ballaban.

“Rruga është totalisht e dukshme. Nga Këlcyra drejt urës së Ballabanit për t’ju drejtuar Beratit, po shikoja që është bërë punë shumë e mirë, përsa i përket skarpateve, të cilat janë pothuajse të gjitha të përfunduara. Ka zona ku po punohet akoma. Nga i gjithë informacioni që kam për sa i përket këtij segmenti nga ana e Beratit në lotin 1 dhe 2 ne kemi nisur dhe shtrimin e asfaltit”, tha Balluku.

Ajo teksoi se ky projekt jo vetëm do të shkurtojë kohën dhe distancën e udhëtimit, por do të ketë një ndikim të gjerë në zonë.

“Projekti ka nisur për të rritur kualitetin e jetës së banorëve të zonës, për të rritur volumet e shkëmbimeve bujqësore, për të lehtësuar fëmijët që shkojnë në shkolla, shkëmbimet midis fshatrave ku rruga kalon, pasi kjo është një rrugë që kalon në tre krahina të rëndësishme, siç është Përmeti, Skrapari dhe Berati. Ndërkohë që ne projektonim, ndërkohë që u bë procedura, u hap kantieri, ndërkohë që ne jemi duke ndërtuar rrugën ka përparuar shumë iniciativa individuale e banorëve të zonës për të bërë agroturizëm,” u shpreh Balluku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit