Dy helikopterë Black Hawk nga Forca Ajrore e Emirateve të Bashkuara Arabe kanë mbërritur sot në Bazën Ajrore të Kuçovës.
Ata do të angazhohen në operacionet për fikjen e zjarreve në vend.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjenerallejtant Arben Kingji, ka pritur në bazë ekuipazhet dhe stafin që do të bashkëpunojnë me forcat shqiptare për menaxhimin e situatës.