-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prokuroria Speciale jep detaje pse e liroi Mefail Shkodrën dhe djalin e tij

Kryesoret

Prokuroria Speciale është duke zhvilluar hetime në dy raste të ndara ndaj Mefail Shkodrës, i cili është i dyshuari kryesor për vrasjen e trefishtë në Gjilan.

“Prokuroria sqaron se në rastin e parë, i dyshuari M.SH dhe E.SH kanë qenë në paraburgim për katër muaj për disa vepra penale, përfshirë fajden dhe detyrimin. Pas propozimit të avokatëve mbrojtës për zëvendësimin e masës me dorëzani në Gjykatën Themelore në Prishtinë, e njëjta propozimin e tillë e ka përcjell për vlerësim në Prokurori. PSRK-ja pas analizimit të kërkesës, ka dhënë propozimin për ndryshimin e masës së sigurisë, dhe Gjykata ka vendosur zëvendësimin e masës, pasi është vlerësuar se nuk ekzistonin më kushtet ligjore për vazhdimin e paraburgimit”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Speciale.

Gjithashtu Prokuroria ndaj Mefail dhe Edonis Shkodrës thotë se ka sekuestruar nëntë prona të paluajtshme dhe ka intervistuar të gjithë personat e përfshirë në këtë rast penal.

“Njëkohësisht ndaj këtyre të pandehurëve kjo Prokurori ka sekuestuar 9 prona të paluajtshme në kuadër të këtij hetimi, dhe ka intervistuar të gjithë personat e përfshirë në këtë rast penal, në përputhje me standardet e përcaktuara në Kodin e Procedurës Penale. Theksojmë se rasti është ende në fazën e hetimeve, dhe gjithashtu janë duke u siguruar prova në kuadër të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar. Prokuroria mbetet e përkushtuar për zhvillimin e një hetimi të pavarur, të paanshëm dhe të plotë, dhe siguron opinionin publik se çdo veprim po ndërmerret në përputhje me standardet ligjore dhe institucionale”, theksohen Prokuroria Speciale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit