Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas shembjes me tritol të objektit trekatësh pa leje në Vlorë, mëngjesin e së hënës.
Ai ka ndarë pamjet e momentit të shpërthimit dhe ka theksuar se qeveria është e vendosur të mbyllë një herë e mirë kapitullin e ndërtimeve të paligjshme.
“Do ta shkruajmë me se s’bën kapitullin e fundit të betejës me ndërtimet pa leje apo në shkelje të lejeve,” shkruan Rama, duke shtuar se paligjshmëria e dëmton hapësirën publike dhe bashkëjetesën në vend.