Presidenti amerikan, Donald Trump gjatë një konference për shtyp tha se ishte ftuar nga vetë Vladimri Putin për t’u përfshirë në bisedimet e paqes.
Trump tha se Putin duhet vlerësuar që zgjodhi të mbajë takimin në territorin amerikan, në Alaskë, dhe nuk këmbënguli që Trump të shkonte në Rusi.
“Mendoj se ka për të qenë një takim i mirë, por mund të jetë edhe i keq,” u shpreh presidenti Trump.
“Rusia ka një pjesë toke shumë me vlerë. Çfarë s’mund të ndodhte sikur Putin të shihte drejt biznesit në vend të luftës,” shtoi Trump.