Sot do shembet një objekt 3-katësh pa leje pranë aksit Vlorë–Orikum.
Shembja do bëhet me shpërthim të kontrolluar dhe do përdoren 32 kg lëndë plasëse.
Për siguri, rruga do bllokohet përkohësisht dhe energjia do ndërpritet për 15 minuta.
Në terren janë forcat xheniere, policia, ambulanca dhe zjarrfikësit.
Pak ditë më parë ky objekt u denoncua edhe nga kryeministri si pjesë e aksionit kundër ndërtimeve pa leje dhe sipas tij, “ligji zbatohet për të gjithë”.