-sidi education-spot_img
31.6 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Rama kritikon Dervishin: Duhet sanksione për institucionet pa përgjigje pas 10 ditësh

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar komisionerin për të drejtën e informimit, Besnik Dervishi, për mungesën e sanksioneve ndaj institucioneve që nuk përgjigjen brenda afatit të 10 ditëve, siç kërkon ligji.

Gjatë një takimi mbi transparencën dhe të drejtën e informimit, Rama theksoi se është e nevojshme që të ketë më shumë urgjencë dhe veprime të menjëhershme për të siguruar transparencën në administratë.

“Është e nevojshme që të sanksionohet institucioni përgjegjës. Ligji është i qartë; 10 ditë është koha për t’u përgjigjur. Kjo mund të jetë shumë. Nëse në ditën e 11 nuk ka përgjigje, përgjigjja është sanksioni. Duhet të bëhet delegimi te sekretarët e përgjithshëm, duhet të sanksionohen ministrat dhe sekretarët e përgjithshëm në ditën e 11. Kjo është mënyra për të krijuar një ndjesi urgjence dhe për të siguruar që puna të ecë më shpejt dhe më saktë. Kjo nuk është një çështje e thjeshtë, është një problematikë që ka të bëjë me funksionimin e brendshëm të administratës dhe përtacinë burokratike, por kjo mund të përmirësohet. Po të shohim më lart, jemi poshtë, dhe për këtë arsye duhet të veprojmë me urgjencë, siç bëmë me parkimin e paligjshëm të deputetëve që shkelin ligjin,” u shpreh Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit