-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zjarri tek Syri i Kaltër, Prençi: Në 4 orë nuk u ngrit një helikopter

Kryesoret

Ish-kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi u shpreh se kurora e pishave në parkun kombëtar të “Syrit të Kaltër” është shkatërruar plotësisht për shkak të zjarreve.

Sipas tij, qeveria nuk ka asnjë helikopter për fikjen e zjarreve, teksa fajësoi dhe strukturat për paaftësi.

“Kurora e pishave në syrin e kaltër është djegur e gjitha. Në 4 orë qeveria nuk ka ngritur një helikopter. 30 minuta duhen nga Tirana për të shkuar në syrin e Kaltër. Lehtësia atje është që e ke ujin atje. Helikopterët mund të furnizohen me ujë të Syri i Kaltër. Nuk ka shkuar helikopteri pasi MM nuk na gatishmëri asnjë helikopter.

MM ngre një Cougar, por ata nuk kanë rezultate. Edhe Xhaçka, Peleshi dhe Vengu prej 5 vitesh po propagandojnë që do kemi dy helikopterë. Por nuk kanë ardhur. Nuk kemi asnjë mjet për fikjen e zjarrit është propagandë. Kryeministri e ka kuptuar që nuk qeveriset me patronazhistë, me njerëz të paaftë”, tha Prençi në A2 CNN.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit