Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese ka akuzuar homologun e tij izraelit, Benjamin Netanyahu se është duke jetuar në një “mohim” mbi pasojat e luftës në Gazë.
Ai tha se frustrimi me qeverinë izraelite kishte luajtur rol në këtë vendim, duke shtuar se australianët “duan ta shohin ndalimin e vrasjeve dhe ciklit të dhunës”.
Albanese tha se kishte folur me Netanyahu-n të enjten e kaluar për ta informuar për vendimin australian.
“Ndërprerja e ndihmës që kemi parë dhe më pas vdekjet që po shohim rreth pikave të shpërndarjes së ndihmës, ku njerëzit që rreshtohen për ushqim dhe ujë po humbin jetën, është thjesht e papranueshme. Dhe ne e kemi thënë këtë.”
“Kam folur me kryeministrin Netanyahu. Ai më përsëriti atë që kishte thënë edhe publikisht, se është në mohim për pasojat që po pësojnë njerëzit e pafajshëm”, tha ai duke folur për Australian Broadcasting Corporation.









