Nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj ka zbritur në terren duke parë nga afër situatën dhe luftën e zjarrfikësve me flakët.
Ai ka paralajmëruar të gjithë ata që kryejnë veprime për zjarrvënie të qëllimshme dhe rrezikojnë jetën e qytetarëve, do të përballen me forcën e ligjit.
“Ajo që shihet është se zjarri ka përparuar nga ditët e tjera por një apel i rëndësishëm është për të gjithë ata që bëjnë këto veprime dhe me sa duket janë veprime të qëllimshme, qofshin individë apo biznese të përballen me forcën e ligjit. Ne sigurojmë të gjithë qytetarët se Bashkia do jetë 24 orë në shërbim të tyre dhe do bëjmë të pamundurën që asnjë jetë e qytetarëve të mos rrezikohet apo edhe banesat e tyre”, tha nënkryetari Sulaj.