Ditën e sotme një tjetër vatër zjarri është përfshirë në bashkinë e Gramshit. Zjarri i përmasave të mëdha është përfshirë edhe në malet pranë fshatit Kullollas.
Ndërsa situata mbetet më kritike në fshatin Kukur të Gramshit, ku zjarri po u afrohet shtëpive.
Ndërkohë zjarri po vijon aktiv në sipërfaqe me shkurre dhe ferr në fshatin Mukaj dhe fshatin Sojnik, bashkia Gramsh. Në operacion morën pjesë forcat operacionale të MZSH Gramsh të mbështetur nga 25 efektivë të FA Elbasan.









