Filip Xuxi nënkryetari i Bashkisë së Delvinës ka përfunduar në spital pas vështirësive të shkaktuara nga tymi i dendur që ka mbuluar zonën e përfshirë nga zjarret.
Xuxi ka shfaqur probleme me frymëmarrjen dhe është transportuar me urgjencë për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Ai është parë i ulur në një karrige në rrota gjatë momentit që po dërgohej në spitalin e qytetit.