Deputetja e PD, Ina Zhupa, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar nga përhapja e shpejtë e zjarreve në Delvinë.
Ajo ka kërkuar ndërhyrje efektive nga ajri për shuarjen e flakëve dhe ka theksuar se struktura shtetërore nuk duhet të zhduken, duke lënë zjarrfikësit të vetëm në terren.
Në një postim në Facebook, Zhupa thekson se pa ndërhyrje ajrore, përhapja e zjarrit është e pashmangshme, duke paralajmëruar që kjo mund të sjellë përjetimin e një nate tjetër të tmerrshme si ajo e djeshmja.
Ajo shton se situata mund të përkeqësohet për shkak të temperaturave dhe erës.