Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me situatën e vështirë të zjarreve që po përballet Shqipëria, duke falënderuar zjarrfikësit, ushtrinë, policinë, vullnetarët dhe banorët që po luftojnë me flakët dhe po rrezikojnë jetën për të mbrojtur njerëzit dhe natyrën.
Në postimin e tij në Facebook, Rama theksoi se situata është sfiduese për të gjithë, për shkak të ngrohjes globale dhe flakëve që po përfshijnë edhe vende të tjera të Mesdheut.
Ai gjithashtu paralajmëroi për piromanët që ndezin zjarre qëllimisht, duke njoftuar se ata do të dënohen me dënime të rënda, sipas ligjit.