Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në lagjen nr. 14 të Durrësit, përpara banesës së 66-vjeçarit I.Gj.
Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale, ndërkohë që autoritetet janë në hetim për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe identifikuar personat përgjegjës.
Grupi hetimor po punon nën drejtimin e Prokurorisë për të zbuluar autorët dhe për të kryer veprimet e mëtejshme ligjore.