Një zjarr ka rënë sot në qytetin grek të Patras. Spitali i Fëmijëve ”Karamandanio” në qytetin grek të Patras u evakuua për shkak të një zjarri në rajon.
“Për arsye të qarta parandaluese dhe ndërsa nuk ka kërcënim të menjëhershëm, kam vendosur që të evakuojmë Spitalin e Fëmijëve ‘Karamandanio’ të Akaisë duke ndjekur udhëzimet e Mbrojtjes Civile”, tha ministri grek i Shëndetësisë, Adonis Georgiadis në një postim.
Gjithashtu pëveç spitalit janë evakuuar edhe banorët e azilit të pleqve ”Konstantopoulio”.
“Automjetet e ambulancave të shërbimit të urgjencës mjekësore (EKAV) janë pothuajse atje dhe do të marrin tetë pacientë, ndërsa katër të tjerë, që mund të ecin vetë, do të vendosen përkohësisht në Spitalin e Përgjithshëm Universitar në Rio. Nuk ka arsye për shqetësim dhe i gjithë operacioni do të kryhet në mënyrë të rregullt dhe të sigurt”, shtoi ministri grek.