Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen ka reaguar pas videokonferencës së zhvilluar me udhëheqës të Europës, Volodymyr Zelenskyn dhe Donald Trump. Me anë të një postimi në platformën X, Von der Leyen tha se diskutimet ishin pozitive.
“Patëm diskutime pozitive me Presidentin e SHBA-së Donald Trump, Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe udhëheqës të tjerë evropianë”, tha ajo.
Von der Leyen theksoi se përpara samitit të së premtes në Alaska, Europa, Shtetet e Bashkuara dhe NATO kanë forcuar terrenin e përbashkët për Ukrainën.
“Ne do të mbetemi në koordinim të ngushtë, askush nuk dëshiron paqe më shumë se ne, një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, shtoi ajo.