Një zjarr i madh ka rënë mëngjesin e sotëm në fshatin Hormovë, Bashkia Tepelenë, pranë kufirit me Gjirokastrën.
Flakët janë konstatuar rreth orës 04:00 dhe përbëjnë rrezik për shkak të bimësisë së dendur dhe afërsisë me disa fshatra.
Forcat e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi të Gjirokastrës po punojnë për izolimin e zjarrit, me qëllim që ai të mos përhapet në territorin e kësaj bashkie.
Deri tani nuk raportohen banesa të prekura apo persona të lënduar.