Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, ka njoftuar miratimin e një plani ndërtimi për 3,401 njësi banimi në zonën E1 të Bregut Perëndimor një zhvillim që ai e cilësoi si fundin e mundësisë për një shtet palestinez.
Sipas Smotrich, ky hap “forcon praninë hebraike në zemër të Izraelit”.
Plani, i kontestuar nga komuniteti ndërkombëtar dhe organizatat për paqe, do të izolojë Jerusalemin Lindor nga pjesa tjetër e Bregut Perëndimor.
Megjithatë, mediat izraelite theksojnë se ende nuk ka një konfirmim zyrtar për miratimin përfundimtar, dhe projektet e ngjashme janë vonuar më parë për vite me radhë.