Paris Saint-Germain ka triumfuar në një finale dramatike të Superkupës së Evropës kundër Tottenham Hotspur, duke fituar me penallti pas një barazimi 2-2 në kohën e rregullt.
Tottenhami kaloi i pari në epërsi me golin e Micky van de Ven në minutën e 39-të, ndërsa Christian Romero shtoi të dytin në minutën e 47-të.
PSG nuk u dorëzua: Kang-In Lee shënoi në minutën e 85-të dhe Gonçalo Ramos barazoi rezultatin në 2-2 në minutën e 90+4.
Meqë në këtë kompeticion nuk aplikohet koha shtesë, skuadrat shkuan direkt në penallti, ku PSG realizoi të katër goditjet, duke siguruar fitoren dhe një tjetër trofe prestigjioz.









