Europa po digjet nga zjarret. Në Greqi, janë djegur mbi 550 makina në Patra dhe mijëra hektarë tokë. Në Mal të Zi, fshatra të tëra janë përfshirë nga flakët dhe qeveria ka kërkuar ndihmë nga BE dhe NATO.
Spanja ka evakuuar mbi 8 mijë persona dhe ka raportuar dy viktima.
Edhe Portugalia po përballet me zjarre të mëdha, ndërsa vatra të vogla janë regjistruar në Francë e Itali, ku temperaturat kanë kapur mbi 40°C.
Deri tani janë djegur mbi 400 mijë hektarë në të gjithë Europën një shifër rekord.
Situata mbetet kritike.








