Në qarkun e Beratit vijon zjarri në disa zona me terren të vështirë.
Në Zonën e Mbrojtur Balloll në Poliçan, vatra me intensitet mesatar po përhapet drejt fshatit Plashnik i madh dhe lagjes Selenicë në fshatin Çorogjaf.
Në terren janë forca të ushtrisë, zjarrfikës dhe punonjës të ADZM Berat, ndërsa pritet ndërhyrja ajrore dhe mbërritja e dy grupeve nga Poliçani.
Një tjetër vatër aktive është në fshatin Velçan, ku situata është e qetë dhe po punohet me dy mjete zjarrfikëse dhe 12 forca.
Po ashtu, zjarri raportohet edhe në fshatin Orizaj të Skraparit, ku situata është nën kontroll dhe po veprohet me 8 efektivë dhe dy mjete zjarrfikëse.