-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zjarret në jug, AKVMB: Të djegura 130 bagëti dhe mbi 600 zgjoje bletësh

Kryesoret

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka ngritur grupe pune për të monitoruar gjendjen e fermave në bashkitë Delvinë, Finiq dhe Gramsh, të prekura nga zjarret.

Në Finiq janë dëmtuar kullota, ullishte dhe një stallë me 4 viça, ndërsa janë djegur mbi 190 zgjoje bletësh.

Në Delvinë, dyshohet për djegien e një ferme me 25 krerë të imtash dhe 500 zgjoje bletësh.

Në Gramsh janë regjistruar humbje në bagëti dhe bletë, përfshirë 9 gjedh, 95 krerë të imtash dhe 50 zgjoje.

Deri tani janë groposur 39 krerë sipas protokolleve veterinare.

AKVMB apelon për bashkëpunim të ngushtë me fermerët për mbrojtjen e shëndetit të kafshëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit