-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zjarret në vend, Kisha Ortodokse: Lutemi të shuhen sa më shpejtë dhe pa pasoja

Kryesoret

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë në shenjë solidariteti ka mbajtur një lutje speciale lidhur me situatën e zjarreve në vend.

Gjithashtu kisha u bën thirrje besimtarëve që të bashkohen në lutje, në këtë kohë të vështirë, dhe të kërkojnë me besim mbrojtje dhe paqe për vendin dhe njerëzit që po vuajnë nga pasojat e zjarreve.

“Me vendim të Sinodit të Shenjtë, në shenjë solidariteti me situatën e rëndë që po kalon vendi ynë për shkak të zjarreve të shumta, në Litanitë e Paqes së Liturgjisë Hyjnore dhe të shërbesave të shenjta, shtohet lutja e mëposhtme:

“Për pushimin e shpejtë dhe pa pasoja të zjarreve, për shpirtrat e atyre që humbën jetën, për ndihmën e vëllezërve e motrave që gjenden në rrezik e në vuajtje për shkak të tyre, si edhe për ata që me vetëmohim luftojnë për shuarjen e tyre, me përgjërim dhe solidaritet, le t’i lutemi Zotit.”

Kjo lutje do të shqiptohet veçanërisht në të gjitha shërbesat e shenjta të festës së madhe të Fjetjes së Hyjlindëses Mari, më 15 gusht, një ditë tepër e shenjtë dhe e dashur për besimtarët orthodhoksë shqiptarë.

I bëjmë thirrje të gjithë besimtarëve të marrin pjesë duke bashkuar zërin e tyre në lutje, që me ndërmjetësinë e Hyjlindëses së Tërëshenjtë, vendi ynë të ruhet dhe shpëtohet nga çdo rrezik dhe fatkeqësi”, thuhet në njoftim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit