-sidi education-spot_img
34.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestime në Kapshticë për kontrabandë ushqimesh, medikamentesh

Kryesoret

Dy persona u arrestuan nga Policia Kufitare në Kapshticë pasi tentuan të fusnin në mënyrë të paligjshme mallra të ndryshme në territorin shqiptar.

Gjatë kontrollit në hyrje të kufirit, në automjetin që drejtonte D. Ç., 37 vjeç nga Elbasani, u gjetën produkte ushqimore dhe medikamente për bimë, të fshehura pa u deklaruar.

Ndërsa në autobusin që drejtonte A. K., 58 vjeç nga Korça, u zbuluan ikona kulti, medikamente, celularë dhe pajisje për automjete, gjithashtu të futura kontrabandë.

Të dy u arrestuan në flagrancë dhe mjetet së bashku me mallrat u sekuestruan si prova materiale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit