Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama se qëndron pas zjarreve që po përfshijnë vendin javët e fundit.
Në një deklaratë për mediat, Blushi e quajti Ramën “kryepiromanin e Shqipërisë”, duke thënë se djegiet janë pjesë e një strategjie të qëllimshme për shkatërrimin e territorit.
Sipas Blushit, zjarret po përdoren për të hapur hapësira për ndërtime resortesh, kultivim kanabisi dhe ngritjen e parqeve fotovoltaike në zona me interes të lartë turistik dhe ekonomik.
Ai shtoi se ky model ka nisur që në kohën kur Rama ishte kryetar bashkie dhe është përhapur në rang kombëtar gjatë qeverisjes së tij.
Deklaratat e Blushit vijnë në linjë me qëndrimet e Ilir Metës, i cili një ditë më parë nga paraburgimi aludoi se zjarri në Syrin e Kaltër ishte i qëllimshëm dhe i lidhur me interesa ndërtimi.